LAJME

KQZ-ja mblidhet nesër, pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor

KQZ-ja mblidhet nesër, pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2021, 15:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do mblidhet nesër për të bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve së 14-shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se për orën e mbledhjes do informojnë më pas.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt, tha Elezi.

Njoftimi për certifikim vjen pasi Gjykata Supreme ka marrë vendim për të gjitha ankesat e subjekteve politike lidhur me procesin zgjedhor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika