Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, në nisje të Samitit të Planit të Rritjes, që po mbahet në Tiranë.
Në kuadër të këtij takimi, dy liderët shtetërorë janë përshëndetur me shtrëngim duarsh, në momentin e takimit të tyre në kryeqytetin shqiptar.





