Deri në orën 12:00 të ditës së mërkurë, nga Qendrat Komunale të Numërimit janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale nga 792 vendvotime.
Nga këto 792 vendvotime janë numëruar edhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tre aktivitete të rëndësishme njëkohësisht: verifikimi i rezultateve për Kryetarët e Komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike për Kuvendet Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
“Në platformën e KQZ-së prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, ka theksuar Elezi.