Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës.
Sipas KQZ-së, deri të premten në ora 10:00, nga pakot e pranuara, janë vlerësuar mbi 33 mijë pako. Ndër to janë aprovuar mbi 29 mijë dhe janë refuzuar rreth 3900.
- Reklama -
“Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit (3328 pako): mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ njofton se do të publikojë numrin e pakove të supozuara me fletëvotime që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
- Reklama -