Kosovarja zgjidhet studentja më e mirë në Universitetin Mjekësisë në Danimarkë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 18, 2021
Kosovarja zgjidhet studentja më e mirë në Universitetin Mjekësisë në Danimarkë

Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha kështu duke i bërë të gjithë krenar me arritjet e tyre, shkruan albinfo.ch.

Në mesin e tyre është edhe Liridona Koxha e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti që të zgjidhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin Mjekësisë në Danimarkë.

Ajo është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Ajo rrjedh nga një familje nga Kaçaniku i Kosovës dhe ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Kopenhagenit, duke u përzgjedhur ndër 5 studentet më të mira me të gjitha notat 10-she në Danimarkë, shkruan tutje albinfo.ch.

Po ashtu, duhet theksuar se nga sukseset e saj, Liridona do të vazhdojë hulumtimet në Universitetin e Harvardit në SHBA. /Albinfo.ch

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika