Një kosovar 23-vjeçar në Austri po akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ai po akuzohet se në natën e të dielës ka hedhur benzinë para dyerve të një lokali në Vosendorf.
Siç raporton gazeta austriake “Kurier” , kosovari ishte dëbuar nga lokali dhe më pas i revoltuar kishte marrë benzinë dhe e kishte hedhur para lokalit, duke shkaktuar një zjarr dhe rrezikuar afro 30 persona që ishin brenda.





