Një grup i përbërë nga pesë kosovarë, alpinistë dhe bjeshkatarë për herë të parë kanë guxuar të eksplorojnë një shpellë të veçantë që gjendet në “Qytetin e Rrasave” në Tropojë të Shqipërisë.
Për një gropë në të cilën besohet se mund të ketë krater të vullkanit, bjeshkatarët së pari u njoftuan gjatë një bisede me një bari lokal, i cili u tregoi për të.
Alpinisti Blerton Nuhaj, që bashkë me Aziz Kastratin hynë në këtë shpellë thonë se thellësia e saj është rreth 120 metra më një diametër prej 7 metra, në një lartësi mbidetare 2 mijë e 100 metra.





