Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin e fundit për të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Kosovën.
Në këtë raport të “Freedom House”, Kosova s’ka shënuar kurrfarë përparimi krahasuar me vitin paraprak dhe përsëri cilësohet si një vend pjesërisht i lirë me 60 pikë nga 100 sa është totali. Detajet e raportit për Kosovën pritet të publikohen në faqen zyrtare të “Freedom House”.
Vendet e rajonit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë pak më mirë se Kosova në poentim, derisa Bosnja e Hercegovina dhe Serbia më keq.





