LAJME

Kosova shënon 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, bëhen homazhe

Kosova shënon 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, bëhen homazhe
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Janar 2026, 09:58

Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Me këtë rast, janë mbajtur homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në nderim të 45 civilëve të vrarë më 15 janar 1999 nga forcat policore serbe. Në homazhe kanë marrë pjesë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët vendosën kurora lulesh dhe nderuan sakrificën e viktimave.

Ata theksuan se Masakra e Reçakut mbetet një dëshmi e krimeve të kryera ndaj popullit të Kosovës dhe një kujtesë e përhershme për rëndësinë e drejtësisë dhe së vërtetës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika