LAJME

Kosova renditet e para në rajon për luftën kundër korrupsionit, Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Kosova renditet e para në rajon për luftën kundër korrupsionit, Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2026, 07:49

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar së fundmi, lidhur me vlerësimin në nivel rajoni të luftës kundër korrupsionit në Republikën e Kosovës, sipas raportit të Konrad-Adenauer-Stiftung.

Sipas këtij raporti të publikuar në shkurt të këtij viti, Kosova renditet e para në rajon në luftën kundër korrupsionit.

Sipas Gërvallës, ky vlerësim konfirmon përparimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e mekanizmave të transparencës, rritjen e llogaridhënies e konsolidimin e sundimit të ligjit, si dhe forcimin e administratës publike që i shërben qytetarit dhe interesit publik, e jo interesave të ngushta private apo grupore.

“Lufta kundër korrupsionit është pjesë e pandashme e agjendës sonë shtetërore, çdo ditë dhe në çdo nivel të qeverisjes, përmes forcimit të mekanizmave të parandalimit, hetimit dhe ndëshkimit të çdo praktike abuzive, me parimin se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin në Republikën e Kosovës” – theksoi Gërvalla.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika