SPORT

Kosova pritet të luaj ndaj Lituanisë dhe Suedisë pa praninë e shikuesve në ‘Fadil Vokrri’

Kosova pritet të luaj ndaj Lituanisë dhe Suedisë pa praninë e shikuesve në ‘Fadil Vokrri’
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Mars 2021, 15:56

Dueli miqësor ndaj Lituanisë më 25 mars është takimi i parë në këtë vit kalendarik, ndërsa 3 ditë më vonë ‘dardanët’ ballafaqohen me Suedinë.

Afërsisht që një vit, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që asnjë aktivitet sportiv të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Muajin e kaluar, ministri Armend Zemaj dhe presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi mbajtën një takim për të diskutuar rreth kthimit të tifozëve për ndeshjet e Kosovës.

Por, burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që tifozët nuk do të lejohen për shkak të përshkallëzimit të rasteve me koronavirus në vend.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika