SPORT

Kosova pas një viti i kthehet fitoreve, mposht Moldavinë

Kosova pas një viti i kthehet fitoreve, mposht Moldavinë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2020, 21:41

Kosova ka triumfuar 1:0 ndaj Moldavisë sonte në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke përfunduar kështu në pozitën e tretë në Grupin 3 të Ligës C dhe evituar barazhin.

Lirim Kastrati në minutën e 31-të e realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Për Kosovën është fitorja e parë pas një serie prej dhjetë ndeshjeve pa fitore.

Kosova ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak pasi u përjashtua me karton të kuq Ibrahim Dresheviq në minutën e 85-të.

Kosova ka përfunduar me pesë pikë këtë cikël të Ligës së Kombeve. Grupin e ka fituar Sllovenia me 14 pikë, ndërsa Greqia i ka mbledhur 12 pikë. Sllovenia luajti sonte pa gola në shtëpi me Greqinë.

Moldavia ka përfunduar në vendin e fundit në grup me një pikë dhe do të luajë në barazh për të evituar rënien në Ligën D.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika