Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Mes lojtarëve të grumbulluar, ka disa risi, ku vëmendjen më të madhe e tërheq talenti i Bayern Munich, Erblin Osmani.
Mesfushori ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se ka luajtur me të rinjtë e Gjermanisë.
Për herë të parë janë ftuar edhe Dion Kacuri e Milot Avdyli, që aktivizohet te skuadra e Celjes. Mungojnë në listë, Amir Rrahmani dhe Florent Hadergjonaj, të cilët kanë njoftuar tërheqjen përkohësisht.
Lista e plotë:
Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj
Mbrojtësit: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni
Mesfushorët dhe sulmuesit: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.
Kosova e nis aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës më 24 shtator në Prishtinë, ndërsa vazhdon në transfertë ndaj Austrisë më 27 shtator.
