LAJME

Kosova nënshkruan pesë marrëveshje me Francën

Kosova nënshkruan pesë marrëveshje me Francën
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2026, 09:27

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar të hënën 5 marrëveshje. 

Nënshkrimi është bërë gjatë vizitës së ministrit për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, i cili është pritur në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Janë nënshkruar letërqëllimin për themelimin e Komunitetit kosovaro-francës për mbështetjen e organizmit të Lojërave Mesdhetare 2030, marrëveshjen administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, Marrëveshjen për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështje penale, Marrëveshjen për ekstradimin dhe Marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për zhvillimin e projektit për Lojërat mesdhetare. 

Katër marrëveshjet  e para janë nënshkruar nga Konjufca dhe Haddad, ndërkohë që e pesta është nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe ministri francez Haddad.

Haddad sot në orën 15:00 do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika