LAJME

Kosova në zi për vdekjen e Qosjes

Kosova në zi për vdekjen e Qosjes
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2026, 09:13

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, e ka shpallur të premten ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

Qosja vdiq të enjten në moshën 89-vjeqare. 
 
Ndërkohë që nën përkujdesjen e Haxhiut gjithashtu të premten organizohet homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së tij. 

Familja e akademikut Rexhep Qosja ka publikuar të enjten letrën me të cilën Qosja kishte lënë amanetin për nipin e tij, që të kujdeset për ceremoninë e lamtumirës. 

Në të, Qosja kishte kërkuar të varrosej pa ritual fetar dhe pa kurrfarë pranie zyrtare.

Familjarët kanë theksuar se me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizojnë pritje familjare e as nuk do të marrin pjesë as në organizime institucionale.

Letra e publikuar nga nipi i tij mban datën 30 prill 2016.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika