Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka treguar numrin e vaksinave që janë në dispozicion nëpër stoqet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Sipas tij, aktualisht në stoqet e IKSHPK’së gjenden rreth 38 mijë doza të vaksinës anti-Covid të kompanisë amerikane Pfizer, si dhe rreth 132 mijë të firmës AstraZeneca.





