Sot kur janë bërë një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, edhe pse është e fundit që ka filluar me vaksinimin.
Në një postim në Facebook, ministria ka dhënë informacione për dozat e administruara deri tash dhe grupmoshat që janë vaksinuar.
“Me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza. Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy doza. Sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7% e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë”, thuhet në njoftim.





