LAJME

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në integrimin euro-atlantik

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në integrimin euro-atlantik
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 18:50

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Tiranë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

 

Takimi u mbajt në margjina të Samitit IV të Diasporës, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme, me fokus në interesin e përbashkët kombëtar.

Konjufca  përme një postimi në Facebook ka njoftuar se në qendër të diskutimeve ishte edhe procesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe rolin e rëndësishëm që Shqipëria vazhdon të luajë në mbështetje të këtij procesi.

“Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e Ministrit Hoxha dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në çdo platformë globale, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe avancimin drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.

Në kuadër të Samitit të Diasporës, diskutuam gjithashtu për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet dy vendeve tona në angazhimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare kudo në botë, si një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror i vendeve tona”, ka shkruar Konjufca.

Në margjinat e Samitit,  ai ka ka marr pjesë gjithashtu në një panel diskutimi së bashku me Ministrin Hoxha dhe përfaqësues të tjerë nga trevat shqiptare, ku u trajtua roli i diasporës shqiptare dhe nevoja për të bërë më shumë në drejtim të përfshirjes së saj.

“Kosova dhe Shqipëria përveç se ndajnë gjuhën, historinë e sakrificën, ndajnë dhe një të ardhme të përbashkët, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë së bashku, me përkushtim dhe vizion të qart”, ka shkruar Konjufca.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika