Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi që po kontrabandonin municion nga Serbia, për poligonët e armëve në Kosovë. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon, janë gjetur dhe sekuestruar 13 mijë e 368 fishekë.
Kontrabandonin municion nga Serbia, arrestohen dy persona në Prizren

“Prizren, 25.11.2024, 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon, janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gaz cal.9×19. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




