LAJME

Konsumimi i duhanit në palestra sportive, Federata e Basketbollit të Kosovës del me një njoftim

Konsumimi i duhanit në palestra sportive, Federata e Basketbollit të Kosovës del me një njoftim
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2026, 13:34

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjatë disa ndeshjeve është vërejtur mosrespektim i ligjeve në fuqi sa i përket konsumimit të duhanit, përfshirë cigaret elektronike ‘vape’, si dhe pijeve alkoolike brenda palestrave sportive.

Federata ka rikujtuar se sipas ligjeve në fuqi, në të gjitha hapësirat e brendshme të palestrave sportive ndalohet rreptësisht: konsumimi i duhanit, përfshirë cigaret elektronike apo ‘vape’, si dhe futja, konsumimi dhe shitja e pijeve alkoolike.

“Këto rregulla vlejnë për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet zyrtare të FBK-së dhe janë obligative për të gjitha klubet organizatore. Kërkojmë që këto rregulla të zbatohen në mënyrë rigoroze.” – thuhet në njoftimin e FBK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika