Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në përpjekjen e pestë për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca do të nisë nga ora 10:00.
Në seancën e fundit të mbajtur të hënën, as për të tretën herë me radhë Albulena Haxhiu nuk i pati 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave, emri i saj nuk doli fare në votim.





