Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti 1 ishte rrëzuar me një plan nga partitë tjera në vend, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma.
Deklarata e tij i parapriu asaj të ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që e komentoi rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ai mohoi deklarimet se ka pasur një ultimatum nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta rrëzuar Kurtin nga pushteti në mars të vitit të kaluar. Sipas tij, “qëndrimi në një Qeveri që nuk bashkëpunonte me SHBA-në ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në”. Mustafa ka thënë se ishte vetë Kurti që rrëzoi Qeverinë, pasi e shkarkoi nga ministrin Agim Veliu.





