U.d. i presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.
Zyra e Presidentit ka njoftuar se u.d. i presidentit të Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet: 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozojë mandatarin për kryeministër.
Në letër Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar qeverinë e re. /Zëri