Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të mbahet më 24 mars.
Konferenca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin mbahet më 24 mars

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të enjten, më 24 mars, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin i cili është dorëzuar sot”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

