- Reklama -

Komunitetet e margjinalizuara në Prizren kërkojnë hapësirë më domethënëse në mediat lokale e qendrore

Përfaqësimi në media i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Prizren është në nivel të kënaqshëm, por jo i mjaftueshëm dhe domethënës, ndërkohë që ka përpjekje edhe për përmirësimin e edukimit medial në mënyrë që të parandalohet përhapja e dezinformatave, është thënë gjatë një takimi me komunitetin në Prizren.

Megjithëkëtë aktivistët e rinj kanë pohuar se në të dyja aspektet ka nevojë për përmirësime të mëtejme, me qëllim të promovimit të diversitetit në mediat lokale dhe ato qendrore, sikurse edhe shtimin e aftësive në edukimin medial për grupmoshat e ndryshme.

- Reklama -

Gazetari Nuhi Salihu nga Televizioni i Prizrenit ka bërë të ditur se ky medium lokal trajton hallet e sukseset e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Prizren.

“Ne i japim hapësirë çdo komuniteti që jeton në Prizren, e posaçërisht kemi hapësirë për komunitetet e margjinalizuara, falë edhe bashkëpunimit që kemi me organizatat e ndryshme, duke pasqyruar jetesën e komunitetit, zhvillimet por edhe shqetësimet apo për vështirësitë që kërkojnë zgjidhje”, ka thënë ai.

Në të njëjtën kohë ka sugjeruar përdorimin e burimeve të besueshme të informacionit, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit mos të bien pre e deziformatave që qarkullojnë sidomos në rrjetet sociale.

Fatmir Menekshe nga OJQ “Durmish Asllano” ka vlerësuar se komuniteti rom ka prezencë të mjaftueshme në mediat lokale të Prizrenit. Sipas tij, pikërisht një dokumentar i realizuar vite më parë nga mediat lokale ka mundësuar mobilizimin e sërishëm të komunitetit në vitin 2022 për avokimin për njohjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në këtë komunë.

“Sa i përket pranisë në mediat qendrore mund të them se gjatë muajit prill është e kënaqshme, por se ky interesim besoj se duhet të shtrihet edhe në muajt e tjerë, pra të ketë trajtim të çështjeve që lidhen me komunitetin rom gjatë tërë vitit, dhe jo vetëm në datat e caktuara”, është shprehur Menekshe.

Ai ka vlerësuar si inkurajuese edhe aktivitetet e kohëve të fundit për edukimin medial të pjesëtarëve të komuniteteve.

Aktivistja Shyhret Hoxhaj ka theksuar se prania e vajzave dhe grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është e vogël në mediat lokale e qendrore, dhe se nevojitet angazhim për përfshirjen e tyre jo vetëm në media, por edhe në politikë, ekonomi e fushat tjera.

Ndërkaq aktivisti tjetër rom, Muhamet Elshani ka theksuar se nuk është i kënaqur me hapësirën që ofrojnë të gjitha mediat lokale për trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me komunitetin. Sipas tij e njëjta vlen edhe për mediat e nivelit qendror, që duhet të trajtojnë më shumë çështjet socio-ekonomike që ndërlidhen me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Shkëndije Shabanaj ka theksuar se për dallim prej Prizrenit, situata në Komunën e Suharekës është më pak shpresëdhënëse meqë në mungesë të mediave lokale ka edhe përfshirje më të ulët të komuniteteve në to.

Fatlum Kryeziu është pajtuar me parafolësit, por ka theksuar se prania e këtyre komuniteteve në mediat e Prizrenit e ato qendrore kryesisht është përqendruar në aktivitetet kulturore e më pak në politikë, ekonomi e çështjet sociale.

Sipas tij nevojitet përfshirje më e gjerë e temave, sikurse edhe shtim i aftësive në edukimin medial për grupmoshat e ndryshme.

Takimi me komunitetin është realizuar nga Televizioni i Prizrenit në kuadër të projektit “Përmirësimi i përfaqësimit medial dhe luftimi i dezinformimit në Prizren” që realizohet me përkrahjen nga Kosovo 2.0, falë mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian. Projekti synon të përmirësojë përfaqësimin dhe diversitetin në media në qytetin e Prizrenit.4

Ky reportazh u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Rritja e përfaqësimit mediatik dhe luftimi i dezinformimit në Prizren“. Përmbajtja e reportazhit është përgjegjësi vetëm e TV Prizrenit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort