LAJME

Komuna e Rahovecit, përfiton nga granti i performancës “Mjedisi i Pastër”

Komuna e Rahovecit, përfiton nga granti i performancës “Mjedisi i Pastër”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2023, 12:25

Komuna e Rahoveci ka përfituar 156,000.00 euro nga granti e performancës “Mjedisi i Pastër” dhe një një kamion kiper për mbledhjen e mbeturinave në kuadër të këtë projekti.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka lansuar grantin e performancës “Mjedisi i Pastër”.

Gjatë këtij lansimi janë prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ku komuna e Rahovecit ka përfituar: Një kamion kiper për mbledhjen e mbeturinave të llojllojshme.
Vlera totale e përfitimit nga ky grant për komunën e Rahovecit është: 156,000.00 euro.

Për fitimin e këtij granti, falënderoj zyrtarët e DSHP-së, zyrtarët komunal për mjedis, për mbulueshmërinë e menaxhimit të mbeturinave si dhe kompanitë vullnetare dhe kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e mbeturinave.

Urime qytetarëve të komunës së Rahovecit për grantin, vazhdojmë bashkë ta bëjmë Rahovecin komunë ekologjike, thuhen në njoftimin për media.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika