Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetët e PDK-së, në 25 vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në SHBA, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.
PDK nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA, Hamza: 25 vjet pas jemi krah miqve tanë amerikanë

Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një nga tragjeditë më të rënda të kohës sonë.
“Sot, jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi. Kosova e di mirë vlerën e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, theksoi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-komandantit policor serb në Zveçan

KB Bashkimi nuk mund të udhëtojë për ndeshjen në FIBA Europe Cup, kërkon shtyrjen e saj për shkak të vizave

Aleanca kërkon angazhim të Kuvendit për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

