LAJME

Abrashi i LVV-së: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes

Abrashi i LVV-së: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2026, 09:00

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë sot se pret vullnet dhe gatishmëri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të ndryshuar propozimet e tyrë për nënkryetar të Kuvendit.

PDK ka propozuar Vlora Çitakun, ndërkaq LDK, Kujtim Shalën për pozitën numër dy në parlament.

LVV-ja në seancën e para dy ditësh doli me qëndrimin se nuk ka votë për këta dy kandidatë, meqë sipas kësaj partie, të njëjtit janë deklarua kundër një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Abrashi duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, të premten, tha se pret që edhe propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të jetë në frymën kushtetuese.

“Ndoshta kanë gjetë pak vullnet për me bërë zgjidhje kësaj krize. Të shohim…Ne e kemi dhënë qëndrimin sa i përket deklaratës së Smiqit dhe besoj nuk e përsërit të njëjtën. Ta shohim”, tha ai. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika