LAJME

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2026, 09:13

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shenjë përkujtimi, FSK-ja ka ulur flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat e saj, duke shprehur solidaritet me popullin amerikan dhe familjet e viktimave.

Përmes këtij akti simbolik, FSK-ja tha se përkujton të gjithë ata që humbën jetën në tragjedinë e 11 Shtatorit, si dhe ata që u përballën me pasojat e sulmeve terroriste.

“Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit”, thuhet në deklaratë.

FSK-ja ka theksuar se miqësia dhe solidariteti me Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika