Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se është shtyr deri me 19 Nëntor afati për aplikim për mbështetje financiare për prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021, raporton TV Prizreni.
Ky është njoftimi i plotë :
Njoftohen të gjithë prindërit banorë të Komunës së Prizrenit për shtyerje të afatit për aplikim për mbështetje financiare për fëmijët e lindur në vitin 2021!
Afati për dorëzim të aplikimit shtyhet deri më 19 Nëntor 2021 në ora 16:00!
Kriteret dhe dokumentet e kërkuara për aplikim mbeten të njëjta sipas thirrjes së datës 25 Tetor
2021!
Ju lutem të respektoni afatin për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar sipas thirrjes!
Komisioni për vlerësim të aplikimeve.