LAJME

Komuna e Prizrenit, thotë se suksesshëm ka përfunduar zgjedhjet e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale

Komuna e Prizrenit, thotë se suksesshëm ka përfunduar zgjedhjet e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2024, 16:25

Komuna  e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, njofton se pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me sukses zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale.

“Ky proces është thelbësor për aktivizimin e qytetarëve në vendimmarrjen lokale dhe për të siguruar përfaqësim të përgjithshëm dhe të drejtë në organet vendimmarrëse.

Pjesëmarrja e gjerë, e rreth 3000 qytetarëve në këtë proces, tregon një angazhim të fuqishëm për demokracinë lokale dhe për përmirësimin e jetës së komunitetit në të gjitha fushat.

“Falënderoj gjithë banorët e Komunës së Prizrenit për pjesëmarrje masive në këtë proces dhe qytetarinë e treguar me këtë rast, që do të ndikoj drejtpërdrejt në thellimin e bashkëpunimit Komunë-Qytetar për të mirën e të gjithëve, pa dallim” – u shpreh me këtë rast kryetari, Shaqir Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika