Komuna e Prizrenit ka publikuar vendimin preliminar për subvencionimin e organizatave joqeveritare dhe individëve që veprojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Përmes një njoftimi nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, bëhet e ditur se vendimi është marrë pas shqyrtimit të aplikimeve në kuadër të thirrjes publike të shpallur më 1 prill 2026 për OJQ-të dhe individët, aktivitetet e të cilëve janë të fokusuara në këto fusha.
Sipas njoftimit, procesi është zhvilluar në përputhje me rregulloret dhe procedurat për financimin publik të organizatave joqeveritare, subvencioneve dhe granteve në Komunën e Prizrenit.





