Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar se më datë 4, 8 dhe 9 Gusht 2022 do të implementohet faza e tretë e dezinsektimit të Prizrenit dhe zonave periferike të qytetit.
“Me këtë projekt synohet të arrihet eliminimi ose sjellja në kufi e tolerancës epidemiologjike e insekteve fluturuese, pastaj pengimi i përhapjes së sëmundjeve që barten nga insektet dhe krijimi i kushteve për një jetë më të rehatshme gjatë muajve të verës.“, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/




