LAJME

Komuna e Prizrenit organizon takim informues me përfaqësues të ndërmarrjeve publike

Komuna e Prizrenit organizon takim informues me përfaqësues të ndërmarrjeve publike
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2024, 15:35

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ka njoftuar se Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal organizon takim informues me përfaqësues të Ndërmarrjeve Publike.

Ky takim do të mbahet më 28 maj 2024 (e martë) në orën 10:30, në objektin e Komunës së Prizrenit – salla në Drejtorinë e Administratës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika