Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se është nominuar për çmimin prestigjioz “Globallocal”, si një prej institucioneve më serioze lokale në Evropën Juglindore për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e ndërmarrjeve.
Në njoftim bëhet e ditur se vendimi është marrë nga Komiteti Ndërkombëtar për dhënien e çmimeve “Globallocal” i përbërë nga 15 ekspertë nga nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore, pas një procesi të detajuar vlerësimi, i cili, sipas njoftimit, ka marrë parasysh iniciativat e shumta të komunës për mbështetje dhe stimulim të ndërmarrjeve lokale, krijimin e mundësive të reja për investime dhe infrastrukturën e përmirësuar për zhvillimin ekonomik.





