Faqja zyrtare e komunës së Prizrenit, njofton se, duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit, Ligjin për Përdorim Civil të Eksplozivit dhe kërkesës nr.7272 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria e Inspektorateve nxjerr Urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.
Urdhëresa vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe, oborre shkollash etj.





