Një incident i rëndë ka ndodhur sot, më 28 tetor 2026, në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren, ku si pasojë e shembjes së një pllake betoni janë lënduar të paktën gjashtë punëtorë.
Sipas informacioneve të Policisë, rreth orës 12:30, autoritetet janë njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren për disa persona që kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara në vendin e punës.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në spital, ku kanë mësuar se incidenti kishte ndodhur në një vendpunishte në lagjen Dardania, pasi ishte shembur një pllakë betoni.





