LAJME

“Laboratori ‘25”, ndalohet edhe një i dyshuar për krim të organizuar dhe falsifikim dokumentesh

“Laboratori ‘25”, ndalohet edhe një i dyshuar për krim të organizuar dhe falsifikim dokumentesh
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2026, 13:13

Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.K. në kuadër të rastit “Laboratori ‘25”.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Ndalimi lidhet me operacionin policor të 21 janarit 2025, gjatë të cilit ishte arrestuar një person nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe krim të organizuar.

“Brenda afatit ligjor, PSRK-ja do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se po ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika