LAJME

Komuna e Prizrenit mban nesër dëgjim publik për buxhetin e vitit 2027

Komuna e Prizrenit mban nesër dëgjim publik për buxhetin e vitit 2027
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2026, 19:00

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të enjten, më 10 korrik, do të organizojë dëgjim publik me personelin shëndetësor dhe drejtorët e shkollave, në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitin 2027 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2028–2029.

Sipas njoftimit, dëgjimi publik do të mbahet në Sallën e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), duke filluar nga ora 10:00.

Qëllimi i këtij takimi është mbledhja e kërkesave, komenteve dhe propozimeve nga përfaqësuesit e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, të cilat do të shërbejnë në hartimin e buxhetit për vitet e ardhshme.

Komuna ka bërë të ditur se qytetarët dhe palët e interesuara mund të dërgojnë kërkesat dhe sugjerimet e tyre edhe në formë elektronike përmes adresave zyrtare të e-mailit ose fizikisht në objektin e Komunës, deri më 9 korrik 2026.

Nga Komuna e Prizrenit theksojnë se pjesëmarrja dhe kontributi i qytetarëve është i rëndësishëm për hartimin e një buxheti sa më transparent dhe në përputhje me nevojat e komunitetit.

Ndërsa informatat për qarkoren buxhetore për vitin 2027 dhe vitet 2028/2029 si dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund t’i gjeni në këto vegza:

https://prizren.rks-gov.net/financa/

https://prizren.rks-gov.net/buxheti-komunal/

https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/…

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre e-mail-ave:

Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net, Halil.Lika@rks-gov.net, Gjafer.Ponik@rks-gov.net, Haziz.Krasniqi@rks-gov.net , si dhe në formë fizike në këtë adresë: Rruga Adem Jashari Nr 275 Prizren 20000 (Shtëpia e Bardhë) deri më 9 korrik 2026.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika