LAJME

Komuna e Prizrenit hap thirrje publike për mbështetje financiare në kulturë, rini dhe sport

Komuna e Prizrenit hap thirrje publike për mbështetje financiare në kulturë, rini dhe sport
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2026, 06:54

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shpallur një thirrje publike për të gjitha organizatat joqeveritare (OJQ) dhe individët që veprojnë në këtë komunë, duke i ftuar ata të aplikojnë për mbështetje financiare.

Kjo thirrje u drejtohet OJQ-ve të regjistruara në Republikën e Kosovës, si dhe individëve që zhvillojnë aktivitete në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me kusht që programet e tyre të përfshijnë iniciativa dhe projekte të realizuara në territorin e Komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i kësaj thirrjeje është të mbështesë projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e jetës kulturore, rinore dhe sportive në komunë, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe organizatave relevante.

Të gjitha palët e interesuara mund të gjejnë informata të detajuara lidhur me kriteret e aplikimit dhe procedurat përmes vegëzave zyrtare të Komunës së Prizrenit:

Afatet dhe kushtet e aplikimit janë të specifikuara në dokumentacionin përkatës të publikuar në këto platforma.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika