Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka njoftuar udhëheqësit e fshatrave se qeveria komunale do të merr përsipër pagesën e faturave të energjisë elektrike për ndriçimin publik nga shkurti i vitit 2025.
“Njoftohen të gjithë Kryetarët e Fshatrave në tërë territorin e komunës së Dragashit, se komuna e Dragashit duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2025, do të bëjë pagesën e energjisë elektrike për ndriçimin publik nëpër të gjitha fshatrat të cilat e kanë të instaluar ndriçimin publik dhe të cilat ende nuk janë në sistemin e pagesave nga ana e Komunës”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.





