- Reklama -

Komiteti Olimpik i Kosovës reagon pas heqjes së flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka reaguar me anë të një komunikate në lidhje me heqjen e flamurit të Kosovës nga ambientet e Kongresit të 49-të të UEFA-s, të mbajtur në Beograd të Serbisë.

Gjatë të enjtes, UEFA mbajti Kongresin e 49-të të saj, por jo gjithçka shkoi në rregull sa i përket organizimit.

- Reklama -

Mikpritësi i Kongresit, Serbia, me anë të njerëzve të saj vendosi të heq flamurin e Kosovës nga ambientet ku do të mbahej Kongresi i UEFA-s duke shkaktuar shumë reagime.

Të fundit që kanë reaguar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka ngre shqetësim në lidhje me heqjen e flamurit të Kosovës dhe ka kërkuar sqarime nga UEFA.

Postimi i Komitetit Olimpik të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin e papranueshëm të heqjes së flamurit të Republikës së Kosovës nga ambientet e Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Beograd të Serbisë.

Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi.

Ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj simboleve shtetërore të Kosovës, por edhe ndaj vlerave themelore të sportit: respektit, barazisë dhe përfshirjes.

KOK kërkon sqarime nga organizatori i Kongresit, në këtë rast UEFA, për heqjen dhe djegien e flamurit, e njëkohësisht kërkojmë marrjen e masave të mikpritësit të këtij Kongresi, i cili sipas pamjeve të publikuara edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit.

Kosova dhe institucionet tona sportive janë anëtare të barabarta në të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe, si të tilla, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt në çdo ngjarje sportive, pavarësisht se kush është vendi mikpritës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort