LAJME

Komisioni Europian kërkon të mos ketë kufizime për udhëtarët e vaksinuar ndaj COVID-19

Komisioni Europian kërkon të mos ketë kufizime për udhëtarët e vaksinuar ndaj COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2021, 13:23

Komisioni Europian ka paraqitur një rekomandim, ku kërkohet që udhëtarët të cilët janë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, të përjashtohen nga testimet dhe karantina, përderisa lëvizin në vendet e Bashkimit Europian.

Ky rekomandim vjen ndërsa blloku përgatitet të hapë pasazhin e tij të parë të udhëtimit në të gjithë BE-në për të lehtësuar lëvizjen ndërkufitare gjatë pandemisë, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv

Nëse miratohet nga vendet e BE-së, rregullat e reja do të parashohin që njerëzit që kanë marrë dozën e dytë të vaksinën gjatë 14 ditëve të fundit, të mos kenë nevojë për masa kufizuese. E njëjta do të vlente edhe për personat të cilët janë shëruar nga COVID-19 në 180 ditët e fundit.

Ndërkaq për rregullat sa i përket udhëtarëve që janë vaksinuar pjesërisht, do të varet nga vendet veç e veç. Certifikatat e vaksinimit duhet të jenë në përputhje me dispozitat e Certifikatës Dixhitale të BE-së COVID, emri zyrtar për lejen e udhëtimit.

Për më tepër, udhëtarët me një test të vlefshëm COVID-19 nuk duhet t’i nënshtrohen karantinës. Komisioni Europian propozon dy periudha të standardizuara të vlefshmërisë: 72 orë për testet PCR dhe 48 orë për testet e shpejta të antigjenit. Jo çdo shtet anëtar pranon analiza të antigjenit.

Fëmijët që udhëtojnë me prindërit e tyre duhet të përjashtohen nga karantina kur prindërit gjithashtu irohen nga procedura, shtoi Komisioni Europian. Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç nuk duhet t’i nënshtrohen testimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika