Qysh para orës 10:00, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama, u shfaq në Kuvend për të raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Deputetët vendosën, ndonëse me pak hezitim, që rrëfimin e Ramës ta dëgjojnë me dyer të mbyllura e pa praninë e mediave, siç u tha për shkak të informatave të ndjeshme.
Pas këtij raportimi vetë gjenerallejtënanti nuk u deklarua, derisa kryetari i trupit parlamentar është i rezervuar. Është diskutuar kryesisht për buxhetin, për të cilin Bekë Berisha, kryetar i Komisionit thotë se nuk është i mjaftueshëm për nevojat e ushtrisë.





