LAJME

Kolona të gjata në rrugën e kombit, përshkak të punimeve tek ura e Kukësit

Kolona të gjata në rrugën e kombit, përshkak të punimeve tek ura e Kukësit
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Gusht 2021, 08:51

Fluks mjetesh në segmentin Morin-Kukes. Radhë kilometrike për të dalë nga Kukësi me destinacion bregdetin shqiptar dhe portet shqiptare.

Shkak kryesor është se Kosova nga 20 gushti ka nisur apkikimin e masave të reja për parandalimin e perhapjes së variantit të ri Delta. Arsye të tjera të ketij fluksi janë edhe 10 diteshi i fundit i sezonit turistik. Kthimi nga vendlindja pas pushimeve të bashkatdhetarëve kosovare në vendet e BE-sē ku jetojnë e punojnë si dhe rruga e ngushtë tek kthesa e Ures se Drinit te Zi pranë kantierit ku po punohet për ndertimin e urës se re në rrugën e kombit.

Policia rrugore e Kukesit, po orienton drejtuesit e mjeteve. Fluksi është aq i madh pasi vargu i levizjes së mjeteve të vogla dhe autobuzeve nuk ka të ndalur. Kjo situate në këtë segment ka qenë prezente çdo ditë të gushtit sidomos gjatë fundjavës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika