LAJME

Kolona e Wagner shihet në rajonin në jug të Moskës

Kolona e Wagner shihet në rajonin në jug të Moskës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2023, 16:08

Kolona me mjete ushtarake e grupit Wagner është parë në jug të Moskës.

Siç shkruan BBC, kolona e Wagnerit është parë duke ecur në autostradën M4, e cila e lidh qytetin Vorenzhin me Moskën, përmes rajonit Lipetsk.

Guvernatori i qytetit Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet.

Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.

Voronezhi është qyteti i dytë pas Rostov-on-Donit, të cilin Wagneri e ka nën zotërim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika