- Reklama -

KMDLNJ-ja kërkon ndërprerje të dënimit për të burgosurit që vuajnë nga sëmundje të rënda

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka dhënë detaje në lidhje me të burgosurin, i cili sot vdiq sot në orën 10:50, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Ai është R.SH., i lindur më 15.11.1937, në Ferizaj, ndërsa ishte pranuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë më 14.04.2018 në vuajtje të dënimit prej 11 vjetësh.

- Reklama -

KMDLNJ-ja ka njoftuar se i ndjeri R.SH. ishte dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës më 10.08.2021, në orën 10:05, ndërsa në po të njëjtin spital ishte konfirmuar vdekja në 10:50 të së njëjtës ditë.

“R.SH. ishte i shtrirë në Stacionarin e Burgut në Dubravë për shkak të sëmundjeve kronike të zemrës, sëmundjeve neurologjike të prostatës, të mushkërive, të fytit, pamjaftueshmërisë së funksionimit të veshkave për ç’arsye para se të vendosej në Qendrën Korrektuese të Dubravës, 3 herë në javë i ishte nënshtruar procesit të hemodializës. Gjatë qëndrimit në Burgun e Dubravës ishte vaksinuar me dy vaksinat anti-COVID-19. Ishte njëri ndër rastet që ishte shënjestruar për ndërprerje të dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës, por ishte refuzuar”, thotë KMDLNJ-ja në njoftimin për media.

Shërbimi Spitalor i Burgjeve thotë më tej ky Këshill ka bërë përpjekje maksimale për trajtimin shëndetësor të të burgosurit R.SH., por për shkak të sëmundjeve, edhe përkundër vullnetit dhe angazhimit, ka qenë thuaja e pamundur të trajtohet në Stacionarin e Burgut në Dubravë.

“Duke e vlerësuar angazhimin e personelit shëndetësor në Burgun e Dubravës, KMDLNJ-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurve me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme, duhet t’u ndërpritet vuajtja e dënimit ose t’u mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale ose pranojnë të kujdesen për të. Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim, mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve”, thekson më tej KMDLNJ-ja.

Sipas këtij Këshilli, ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’i nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës nuk mund të lirohen, por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme.

“Pasi mungon baza ligjore për këtë, KMDLNJ-ja do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore ose të moshës”, potencoi KMDLNJ-ja.

Në fund, KMDLNJ-ja i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort