Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me shpenzimet që bëhen për të siguruar mbrojtje ligjore apo për të mbështetur familjet gjatë vizitave në Hagë, ku vazhdojnë të mbahen ish-krerët e UÇK-së.
Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet se 16 milionë euro për çlirimtarët qenkan shumë, gjersa qindra milionë për rrymën në veri nuk përmenden.
“Çfarë poshtërsie”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Në Burgun e Gjykatës Raciste Speciale në Hagë po mbahen peng tetë shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë. Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë dënuar me dënime kapitale–drakonike gjë që nuk e ka bërë një diversion të tillë juridik as Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë në Hagë i cili ka qenë shumë më i ekuilibruar, si gjatë arrestimeve e, në veçanti gjatë shqiptimit të dënimeve.