LAJME

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX: A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX: A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2020, 05:52

Kryetari në detyrë i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku shkruan se nga shkeljet e dinjitet nga të huajt u shkaktua revolta popullore e marsit 2004 e cila e ka nxjerrë UNMIK-un nga Kosova.Nga viti 2011 thotë Klinaku se si Organizata të luftës së UÇK-së të i hiqen kompetencat EULEX-it, përcjellë Gazeta Blic.Ai thotë se edhe këta të huaj po na shkelin edhe shtetin.

A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?, pyet Klinaku.Ky është postimi i tij i plotë:Për shkak se shkelej dinjiteti nga ana e të huajve, revolta popullore e marsit 2004 e ka nxjerr UNMIK-un nga Kosova. Qysh në vitin 2011 iu kemi kërkuar si Organizata të Luftës së UÇK-së që t’ia heqni kompetencat EULEX-it, dhe këta të huaj tash po na shkelin edhe shtetin. A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika