LAJME

Kjo është zgjidhja që Amerika ua propozon Kosovës dhe Serbisë për Ujmanin

Kjo është zgjidhja që Amerika ua propozon Kosovës dhe Serbisë për Ujmanin
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2021, 17:33

Departmaneti amerikan për Energji ka dalë me raportin final të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Atë, njofton ambasada amerikane, ia kanë dorëzuar Qeveris së Albin Kurtit.

Raporti që i është dërguar edhe qeverisë Kurti përmban edhe katër rekomandime se si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në menaxhimin e Liqenit të Ujmanit.

Në këtë raport, amerikanët kanë propozuar që Kosova dhe Serbia të punojnë sipas një Traktati për Lumin Columbia mes ShBA-së dhe Kanadasë.

“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër ”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika